Motër M. Krizina Bojanc
M. Krizina Bojanc (Jozefa) ka lindur më 14 maj të vitit 1885, në vendin Zbure tek ShmarjetskihToplica në Slloveni. Në të njëjtën ditë është pagëzuar në kishën e famullisë në Shmarjeti. Familja ka jetuar së bashku deri në vitin 1891, kur babai shkon në Amerikë për të kërkuar punë, por pas një kohe humbë çdo shenjë. Ashtu nëna mbeti vetëm, me fëmijë të vegjël dhe fillon të merret me bujqësi që të mund t’i ushqejë fëmijët. Ishte shumë e përshpirtshme dhe thithte forcën në meshën shenjte dhe kungim të përditshëm. Është munduar t’i edukojë fëmijët e vet në shpirt të shëndoshë të krishterë. Pas humbjes së hershme të birit, vajzat e saja i vë nën mbrojtjen e veçantë të Marisë Virgjër, së cilës para altarit shpesh iu ka lutur. Për shkak të situatës familjare, Jozefa qëndron në shtëpi derisa mbushi tridhjetë vjet, që t’i ndihmonte nënës dhe motrave. Në atë moshë, njeh motrat e Kongregatës Bijat e dashurisë Hyjnore, të cilat në Slloveni kanë mbledhur ndihma për institutet e tyre edukuese-arsimore në Bosnje dhe Hercegovinë. Ka dëgjuar thirrjen e fortë të brendshme dhe dëshirën që t’i kushtohet Zotit në jetën rregulltare. E merr vendimin dhe shkon në kuvend në Sarajevë. Në Kongregatë është pranuar më 28 dhjetor 1921. Shumë shpejt vërehen cilësitë e saja të veçanta, baza e të cilave është vënë në shtëpinë e familjes. Është dalluar sidomos në dëgjesë, kishte sy të kujdesshëm dhe zemër për të tjerët, harronte veten për të afërmin. Hyn në noviciat më 27 qershor të vitit 1922 dhe merr emrin motër Maria Krizina. Kushtet e para i ka dhënë më 28 qershor 1923, kurse të përjetshmet tri vjet më vonë, më 5 gusht 1926.
Motër Krizina dy herë ka jetuar në Pale dhe në bashkësitë e tjera në Bosnje, sidomos në ato, të cilat me punë bujqësie kanë ndihmuar materialisht shkollat dhe konviktet e Kongregatës. Është kujdesur për ushqim të bagëtive, ka punuar tokën, pronën e motrave, në lavanterinë e rrobave dhe punët shtëpiake. Motrat e kujtojnë që sipas natyrës ishte frikacake, por në punë shumë e ndërgjegjshme, e besueshme dhe e gatshme në sakrificë. Ka pasur dhuratën e mendjehollësisë për të vërejtur gjërat, ka ditur të ndihmojë, të kuptojë, ngushëllojë. Ishte e thjeshtë, e përvuajtur dhe jo e bezdisur. Përshpirtëria e saj ishte e dukshme në frytet e dashurisë së sinqertë dhe të angazhuar ndaj motrave, me të cilat ka jetuar. Në prill të vitit 1939, më lutjen personale, është transferuar përsëri në Pale. Nuk e dimë motivin e asaj dëshire të saj. E dimë vetëm që në Pale ka jetuar (prej vitit 1925-1927), pastaj u transferua, sepse puna e kujdesit të bagëtive nuk i shkonte për dore. A ishte edhe këtu i pranishëm motivi “të zgjedh për vete pjesën më të rëndë” nuk e dimë; këtë e din vetëm Zoti. Pak dritë në atë vendim të sajin, u përhap dëshmia e m. Vinka, e cila shpesh e kishte dëgjuar duke folur se dua të vdes si martire. Ndoshta pikërisht kjo dëshirë e fshehur, ishte nxitje e vazhdueshme që mos të kursejë jetën personale, por të harxhohet dhe të dhurohet, duke zgjedhur gjithmonë atë çka është më e rëndë dhe paguhet me çmim të lartë.
Motër Krizina ishte 56 vjeçe kur u martirizua.