Biografie

Motër M. Jula Ivanišević
M. M. Jula Ivanišević, (Kata) u lind më 25 nëntor 1893 në fshatin Godinjak te NovoGradishka, Kroaci. Është pagëzuar ditën në vazhdim, më 26 nëntor, në kishën e famullisë të shën Antonit në Staro Petrovo Selo.

Shkollën fillore e frekuentoi në vendlindje dhe arritur sukses shumë të mirë, por pas klasës së katërt u detyrua të ndërpresë shkollimin për shkak të varfërisë, e kështu njëmbëdhjetëvjeçare qëndroi në shtëpi për tu ndihmuar prindërve për gjithçka që ishte e nevojshme. Që në atë moshë familjarët e kanë vërejtur që Kata është e veçantë dhe dallohej prej fëmijëve të tjerë. Terezija, motra e saj më e madhe, dëshmon që prej saj ka shndritur vetëm mirësia dhe për të gjithë ishte shembull dëgjese ndaj prindërve. Ka treguar gjithmonë interes të madh për jetëshkrimin e shenjtërve, të cilët i ka lexuar në kohë të lirë, ose duke ruajtur bagëtitë në kullotë. Atë çka ka lexuar, ua ka treguar fëmijëve dhe moshatarëve, të cilët me gëzim janë mbledhur rreth saj. Një detaj na zbulon se m. Jula ishte e gatshme për sakrificë, agjërim dhe vetëmohim. Në fakt në moshën dhjetë vjeçare ka bërë kushtin privat se nuk do të hajë mish. Njetin e këtij agjërimi të saj nuk e dimë. Në rini ishte e dalluar veçanërisht si vajzë e thjeshtë, me sjellje të natyrshme dhe veshje të thjeshtë. E ka tërhequr më tepër heshtja dhe lutja, se vallëzimet e daljet. Thellë në zemër e ka dëgjuar thirrjen e fortë të Zotit. Për këtë ka thënë që nuk do të martohet sepse dëshiron “t’i shërbejë Jezusit.” Kur shkoi në kuvend është përshëndetur me familjarët duke thënë: po shkoj t’i shërbej Jezusit.”

Është pranuar në Kongregatën Bijat e dashurisë Hyjnore, në Sarajevë, në vitin 1914. Pas disa muajve të ambientimit dhe mësimit të gjuhës gjermane, shkon në Vjenë dhe në shtëpinë Amë fillon formimin e saj rregulltar. Atëherë në fakt Kongregata akoma nuk ishte e ndarë në provinca, për atë shkak deri në vitin 1919 shtëpitë e formimit rregulltarë ishin në Vjenë. Si kandidate dhe postullanteKata qëndron një vit në Breitenfurt, jo larg Vjenës, pastaj hyn në noviciat dhe merr emrin motër Maria Jula. Kushtet e përkohshme i jep më 16 gusht 1916 në Kishën e kuvendit Nëna e Mrekullueshme në Vjenë, kurse ato të përjetshmet më 29 korrik 1923 në Kishën e kuvendit “Mbretëresha e shenjtës Rruzare”, në Sarajevë.

Menjëherë pas dhënies së kushteve, m. Jula caktohet prej Austrisë në Bosnje. Në jetën e saj ka punuar në shumë vende dhe ka bërë detyra të ndryshme, prej punëve shtëpiake deri të ato më të rënda në tokat si pronë e Kongregatës, deri te puna e detyrës së eprores në bashkësi ku kishte prona të mëdha tokash. Si juniore jetoi shtatë vjet në Breshke, jo larg Tuzlës, në bashkësi me pronë të mëdha tokash. Motrat e asaj bashkësie e mbajnë në mend me karakteristika dhe cilësi të dalluara, sidomos në dëgjesë dhe shërbim.

Për shkak të shëndetit të dobët dhe problemeve në zemër, një vit e kalon në Sarajevë për përmirësim. Pas kësaj iu kthehet detyrave të përditshme, duke marrë detyra të reja, të cilat i janë besuar. E gjithë sjellja dhe veprimtaria e saj ka shprehur forcën e jashtëzakonshme shpirtërore, me të cilën ka shndritur dhe, të cilën e bartë në të tjerët

Motër Jula ishte 48 vjeçe kur u martirizua.

Motër M. Berchmana Leidenix
M. M. Berchmana (Karoline Anna) Leidenix, lindi më 28 nëntor të vitit 1865 në Enzersdorf, jo larg Vjenës, në Austri. Pas dy ditëve është pagëzuar në kishën famullitare të shënTomës apostull. Në familjen Leidenix ka lindur edhe një vajzë, Mathilda (më vonë m. Bernarda), e treta ka lindur e vdekur.

Familja mbeti herët pa baba, kështu që nëna Jozefa me dy vajzat e veta, është gjetur në gjendje të vështirë sociale. Themeluesja e Kongregatës të posa themeluar, Bijat e dashurisë Hyjnore, në Vjenë (1868) Nëna Franziska Lechner, i ka pranuar të dy vajzat në konvikt në vitin 1878 kurse pjesërisht mbështetje materiale iu ka dhënë Gjyqi i qarkut në Scwechat. Kur ajo ishte 12 vjeçe, akoma në shkollë, në të është u zgjua dëshira për thirrje shpirtërore dhe ka vendosur të bëhet pjesëtare e të njëjtës Kongregatë rregulltare. Ka hyrë në noviciat në vitin 1882,ku mori emrin motër Maria Berchmana Johana. Kushtet e para i ka dhënë më 20 gusht të vitit 1883, kurse të përjetshmet më 17 gusht 1892. Menjëherë pas kushteve të para është dërguar në Bosnje, atëherë vend misionar, ku do të qëndronte deri në fund të jetës. Ka punuar në shkollat e Kongregatës si mësuese shumë e aftë dhe e angazhuar, kurse më vonë iu ka mbajtur orë private fëmijëve të zgjuar katolik, mysliman serb dhe hebrenj, u ka mësuar fëmijëve katekizëm dhe punë të tjera.

Gjatë Luftës së parë botërore, në spitalin ushtarak gjerman në Vishegrad, iu shërbeu të sëmurëve rëndë dhe të plagosurve. Në vitin 1931, në gjashtëdhjetë vjetorin e vet, është emëruar mësuese e novicieve në Sarajevë. Në punën e vet edukative është munduar të derdhë në zemër të motrave të reja dashurinë ndaj Zotit, Kishës dhe të afërmit, për çka dëshmojnë ato, të cilat i ka edukuar.

Ka ditur në mënyrë të përsosur në gjithçka të mohojë veten. Edhe pse ishte e sëmurë prej astmës, gjithçka e ka duruar me duresë dhe e dorëzuar vullnesës së Zotit. Për m. Berchmana mund të themi se ishte shpirt i vërtetë ekumenik dhe misionar. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Breshke jo larg Tuzlës i ka mësuar fëmijët mysliman të lexojnë dhe shkruajnë dhe është quajtur ‘motër turke.’ Si e tillë është e njohur edhe në Pale, ku u kthye për herë të dytë, në shtator të vitit 1939 në moshën e shtatëdhjetë e katër viteve. Në të njëjtin vit gazeta Javorja Katolike (Katolički dnevnik) shkruanpër të: “Edhe m. Berchmana gjendet në Pale. Kjo është një prej motrave të para, të cilat kanë ardhur në Bosnje. Ka mësuar shumë të mira në shkollë, në noviciat dhe jashtë shtëpisë. Ne prej dashurisë e thërrasim ‘motër turke’. U ka bërë mirë fëmijëve dhe vendasve në Pale, edhe të fesë ortodokse, kështu që është quajtur edhe ‘motra serbe.’

Dy muaj para vdekjes, në bisedë me meshtarin Ksaver Meshko, m. Berchmana jetën e vete përmbledhkështu: “Për dy gjëra e falenderoj shumë Zotin: që kam lindur dhe rritur në fenë katolike dhe që jam bërë rregulltare.”

Motër Berchmana, u martirizua me 23 dhjetor të vitit 1941,atë kohë ishte 76 vjeçe.

Motër M. Krizina Bojanc
M. Krizina Bojanc (Jozefa) ka lindur më 14 maj të vitit 1885, në vendin Zbure tek ShmarjetskihToplica në Slloveni. Në të njëjtën ditë është pagëzuar në kishën e famullisë në Shmarjeti. Familja ka jetuar së bashku deri në vitin 1891, kur babai shkon në Amerikë për të kërkuar punë, por pas një kohe humbë çdo shenjë. Ashtu nëna mbeti vetëm, me fëmijë të vegjël dhe fillon të merret me bujqësi që të mund t’i ushqejë fëmijët. Ishte shumë e përshpirtshme dhe thithte forcën në meshën shenjte dhe kungim të përditshëm. Është munduar t’i edukojë fëmijët e vet në shpirt të shëndoshë të krishterë. Pas humbjes së hershme të birit, vajzat e saja i vë nën mbrojtjen e veçantë të Marisë Virgjër, së cilës para altarit shpesh iu ka lutur. Për shkak të situatës familjare, Jozefa qëndron në shtëpi derisa mbushi tridhjetë vjet, që t’i ndihmonte nënës dhe motrave. Në atë moshë, njeh motrat e Kongregatës Bijat e dashurisë Hyjnore, të cilat në Slloveni kanë mbledhur ndihma për institutet e tyre edukuese-arsimore në Bosnje dhe Hercegovinë. Ka dëgjuar thirrjen e fortë të brendshme dhe dëshirën që t’i kushtohet Zotit në jetën rregulltare. E merr vendimin dhe shkon në kuvend në Sarajevë. Në Kongregatë është pranuar më 28 dhjetor 1921. Shumë shpejt vërehen cilësitë e saja të veçanta, baza e të cilave është vënë në shtëpinë e familjes. Është dalluar sidomos në dëgjesë, kishte sy të kujdesshëm dhe zemër për të tjerët, harronte veten për të afërmin. Hyn në noviciat më 27 qershor të vitit 1922 dhe merr emrin motër Maria Krizina. Kushtet e para i ka dhënë më 28 qershor 1923, kurse të përjetshmet tri vjet më vonë, më 5 gusht 1926.

Motër Krizina dy herë ka jetuar në Pale dhe në bashkësitë e tjera në Bosnje, sidomos në ato, të cilat me punë bujqësie kanë ndihmuar materialisht shkollat dhe konviktet e Kongregatës. Është kujdesur për ushqim të bagëtive, ka punuar tokën, pronën e motrave, në lavanterinë e rrobave dhe punët shtëpiake. Motrat e kujtojnë që sipas natyrës ishte frikacake, por në punë shumë e ndërgjegjshme, e besueshme dhe e gatshme në sakrificë. Ka pasur dhuratën e mendjehollësisë për të vërejtur gjërat, ka ditur të ndihmojë, të kuptojë, ngushëllojë. Ishte e thjeshtë, e përvuajtur dhe jo e bezdisur. Përshpirtëria e saj ishte e dukshme në frytet e dashurisë së sinqertë dhe të angazhuar ndaj motrave, me të cilat ka jetuar. Në prill të vitit 1939, më lutjen personale, është transferuar përsëri në Pale. Nuk e dimë motivin e asaj dëshire të saj. E dimë vetëm që në Pale ka jetuar (prej vitit 1925-1927), pastaj u transferua, sepse puna e kujdesit të bagëtive nuk i shkonte për dore. A ishte edhe këtu i pranishëm motivi “të zgjedh për vete pjesën më të rëndë” nuk e dimë; këtë e din vetëm Zoti. Pak dritë në atë vendim të sajin, u përhap dëshmia e m. Vinka, e cila shpesh e kishte dëgjuar duke folur se dua të vdes si martire. Ndoshta pikërisht kjo dëshirë e fshehur, ishte nxitje e vazhdueshme që mos të kursejë jetën personale, por të harxhohet dhe të dhurohet, duke zgjedhur gjithmonë atë çka është më e rëndë dhe paguhet me çmim të lartë.

Motër Krizina ishte 56 vjeçe kur u martirizua.

Motër M. Bernadeta Banja
M. M. Bernadeta Banja (Terezia), u lind më 17 qershor 1912 në Veliki Grgjevcë (VelikiGrđevc) afër Bjelovarit, është pagëzuar ditën në vazhdim në kishën famullitare të Shpirtit Shenjtë.

U edukua në familjen shembullore katolike, për çka tregon motra e saj më e madhe Rozalia, e vejë Tomaiq: “Nëna dhe babai kanë qenë terciarë. Kanë shkuar shumë mirë mes njëri tjetrit gjatë martesës dhe fëmijët i kanë drejtuar në rrugë të drejtë. (...) Në shtëpi babai kishte bërë një altar të vogël. Para tij jemi lutur, por shpesh edhe komshinjtë kanë ardhur të luten me ne, sidomos në muajin maj. Atë shpirt të lutjes babai dhe nëna ua kanë transmetuar në fëmijët.” Vëllai Mishko përmend, që në fshat thuhej “të përshpirtshëm si Banja.”

Prindërit përveç përshpirtërisë, fëmijët i kanë mësuar për punë dhe zell. Kështu lutja dhe puna që prej rinisë më të hershme kanë karakterizuar jetën e Terezës së vogël.

Shkollën e mesme e ka frekuentuar në VelikiGrgjevcë, kurse në kohën e lirë u ka ndihmuar prindërve me gëzim në punët shtëpiake. Deri sa i ruante shpendët dhe bagëtitë në kullotat familjare, shpesh me rruzare në dorë ka kërkuar një vend të vetmuar për lutje dhe lexim. Përveç dëshirës për vetmi, ishte e çiltër dhe me shpirt të gjallë.

Në moshën e rinisë ju zbulon prindërve dëshirën e vet që t’i kushtohet Zotit në jetën rregulltare. Motra e saj Rozalia tregon: “Ka thënë se Zoti është duke e thirrur dhe që dëshiron të shkojë asaj rruge.” Kujton se ka thënë edhe se: “Dua më parë të vdes se mos të realizoj thirrjen time.” Me bekimin e prindërve, 17 vjeçare e lë familjen e vet dhe shkon në kuvend.

Në qershor të vitit 1929 është pranuar në bashkësinë e Bijave të dashurisë Hyjnore në Koprivnica, ku qëndron si kandidate disa muaj, pastaj është dërguar në Sarajevë në shtëpinë e formimit rregulltarë. Në gusht të vitit 1930 hyn në noviciat dhe merr emrin Bernadeta. Në vitin e dytë të noviciatit, për mësuese të noviceve është emëruar m. BerchmanaLeidenix. Ajo novicien m. Bernadeta do ta udhëheq në bukurinë dhe madhësinë e dorëzimit të Zotit përmes kushteve të shenjta, duke ia shpjeguar thjeshtësinë ungjillore dhe Rregullat e Kongregatës.

Më 15 gusht të vitit 1932 jep kushtet e përkohshme, kurse më 28 gusht të vitit 1938 kushtet e përjetshme. Dy muaj pas kushteve të para shkon në Pale dhe merr detyrën në kuzhinë. Ky ishte transferimi i vetëm rregulltarë.

Ishte e dëgjueshme, e ndërgjegjshme dhe e gatshme në sakrificë.” Dëgjesa tek ajo nuk ishte gjë e natyrshme, por e paguar shtrenjtë me punë të qëndrueshme në vete. Për të thuhej se “Sipas natyrës është e prirur në mburrje, por pranon me qetësi vërejtjet sepse është mësuar të mundë vetveten.”

Motër Bernardeta ishte 29 vjeçe kur u martirizua.

Motër M. Antonia Fabjan
M. M. Antonia Fabjan (Jozefa) u lind më 23 janar të vitit 1907, në një fshat slloven, Malo Lipje (jo larg prej Novo Mesto), që i takonte famullisë Hinje, sot famullia e Zhuzhemberg. Babai Janez, befas është sëmurë dhe në vitin 1911 vdiq dhe nëna mbeti vetëm me tetë fëmijë. Kanë pasur toka të shumta dhe ka luftuar t’i ushqejë dhe edukojë mirë fëmijët. Në Jozefën, bijën më të madhe nëna ka parë shpresën e veçantë. Edhe pse ishte shumë inteligjente dhe e aftë, familja pati mundësi t’ia japë vetëm katër klasë të shkollës fillore. Atëherë nëna u sëmur rëndë dhe ajo i shërbyeu. Në vitin 1918 familjen e godet edhe një dhimbje me humbjen e nënës së tyre. Kështu fëmijët, akoma të mitur, mbesin pa të dy prindërit, kështu që kujdesin për ta e marrin familjarët. Atëherë Jozefa ishte njëmbëdhjetë vjeçe. Një ditë Jozefa ia beson tezes qëllimin e vet, që dëshironte t’i kushtohej Zotit në Kongregatën Bijat e dashurisë Hyjnore. Në prill të vitit 1929 shkon prej Sllovenisë në Bosnje dhe në Sarajevë fillon jetën rregulltare. Që në përgatitje dallohet me dëgjesë dhe ndërgjegje në punë. Në mars të vitit 1930 hyn në noviciat dhe merr emrin Maria Antonia. Mësuese në vitin e dytë të noviciatit dhe në kohën e përgatitjes për kushte ishte m. Berchmana, rregulltare e mençur dhe me përvojë, me të cilën do të martirizohet. Në mes karakteristikave dalluese të personalitetit të saj në raportin para dhënies së kushteve është shënuar: “E entuziazmuar për jetën rregulltare dhe e gatshme të bëjë atë në çka është lidhur.” Kushtet e përkohshme i ka dhënë më 19 mars 1932, kurse të përjetshmet më 28 gusht 1937.

Motër Antonia i është kushtuar punës në kopsht, në larjen e rrobave (lavanteri) dhe pronat e tokës, me të cilat i kanë mbajtur institutet edukativo-arsimorë të Kongregatës. Lajmërohen problemet e para shëndetësore dhe përkohësisht kurohet në Pale dhe përsëri iu kthehet detyrave të veta. Dy vite më vonë, në vitin 1936 është bërë operacion dhe pas përmirësimit është transferuar në Pale, ku qëndroi deri në fund të jetës. Motrën Antonia të gjithë e njohin si person të heshtur, të matur dhe që ka folur vetëm atëherë kur ishte e nevojshme dhe e leverdishme për të afërmin ose për gjëra të jetës shpirtërore. Motër Antonia,ishte 56 vjeçe kur u martirizua.