Motër M. Bernadeta Banja
M. M. Bernadeta Banja (Terezia), u lind më 17 qershor 1912 në Veliki Grgjevcë (VelikiGrđevc) afër Bjelovarit, është pagëzuar ditën në vazhdim në kishën famullitare të Shpirtit Shenjtë.
U edukua në familjen shembullore katolike, për çka tregon motra e saj më e madhe Rozalia, e vejë Tomaiq: “Nëna dhe babai kanë qenë terciarë. Kanë shkuar shumë mirë mes njëri tjetrit gjatë martesës dhe fëmijët i kanë drejtuar në rrugë të drejtë. (...) Në shtëpi babai kishte bërë një altar të vogël. Para tij jemi lutur, por shpesh edhe komshinjtë kanë ardhur të luten me ne, sidomos në muajin maj. Atë shpirt të lutjes babai dhe nëna ua kanë transmetuar në fëmijët.” Vëllai Mishko përmend, që në fshat thuhej “të përshpirtshëm si Banja.”
Prindërit përveç përshpirtërisë, fëmijët i kanë mësuar për punë dhe zell. Kështu lutja dhe puna që prej rinisë më të hershme kanë karakterizuar jetën e Terezës së vogël.
Shkollën e mesme e ka frekuentuar në VelikiGrgjevcë, kurse në kohën e lirë u ka ndihmuar prindërve me gëzim në punët shtëpiake. Deri sa i ruante shpendët dhe bagëtitë në kullotat familjare, shpesh me rruzare në dorë ka kërkuar një vend të vetmuar për lutje dhe lexim. Përveç dëshirës për vetmi, ishte e çiltër dhe me shpirt të gjallë.
Në moshën e rinisë ju zbulon prindërve dëshirën e vet që t’i kushtohet Zotit në jetën rregulltare. Motra e saj Rozalia tregon: “Ka thënë se Zoti është duke e thirrur dhe që dëshiron të shkojë asaj rruge.” Kujton se ka thënë edhe se: “Dua më parë të vdes se mos të realizoj thirrjen time.” Me bekimin e prindërve, 17 vjeçare e lë familjen e vet dhe shkon në kuvend.
Në qershor të vitit 1929 është pranuar në bashkësinë e Bijave të dashurisë Hyjnore në Koprivnica, ku qëndron si kandidate disa muaj, pastaj është dërguar në Sarajevë në shtëpinë e formimit rregulltarë. Në gusht të vitit 1930 hyn në noviciat dhe merr emrin Bernadeta. Në vitin e dytë të noviciatit, për mësuese të noviceve është emëruar m. BerchmanaLeidenix. Ajo novicien m. Bernadeta do ta udhëheq në bukurinë dhe madhësinë e dorëzimit të Zotit përmes kushteve të shenjta, duke ia shpjeguar thjeshtësinë ungjillore dhe Rregullat e Kongregatës.
Më 15 gusht të vitit 1932 jep kushtet e përkohshme, kurse më 28 gusht të vitit 1938 kushtet e përjetshme. Dy muaj pas kushteve të para shkon në Pale dhe merr detyrën në kuzhinë. Ky ishte transferimi i vetëm rregulltarë.
Ishte e dëgjueshme, e ndërgjegjshme dhe e gatshme në sakrificë.” Dëgjesa tek ajo nuk ishte gjë e natyrshme, por e paguar shtrenjtë me punë të qëndrueshme në vete. Për të thuhej se “Sipas natyrës është e prirur në mburrje, por pranon me qetësi vërejtjet sepse është mësuar të mundë vetveten.”
Motër Bernardeta ishte 29 vjeçe kur u martirizua.