Motër M. Antonia Fabjan
M. M. Antonia Fabjan (Jozefa) u lind më 23 janar të vitit 1907, në një fshat slloven, Malo Lipje (jo larg prej Novo Mesto), që i takonte famullisë Hinje, sot famullia e Zhuzhemberg. Babai Janez, befas është sëmurë dhe në vitin 1911 vdiq dhe nëna mbeti vetëm me tetë fëmijë. Kanë pasur toka të shumta dhe ka luftuar t’i ushqejë dhe edukojë mirë fëmijët. Në Jozefën, bijën më të madhe nëna ka parë shpresën e veçantë. Edhe pse ishte shumë inteligjente dhe e aftë, familja pati mundësi t’ia japë vetëm katër klasë të shkollës fillore. Atëherë nëna u sëmur rëndë dhe ajo i shërbyeu. Në vitin 1918 familjen e godet edhe një dhimbje me humbjen e nënës së tyre. Kështu fëmijët, akoma të mitur, mbesin pa të dy prindërit, kështu që kujdesin për ta e marrin familjarët. Atëherë Jozefa ishte njëmbëdhjetë vjeçe. Një ditë Jozefa ia beson tezes qëllimin e vet, që dëshironte t’i kushtohej Zotit në Kongregatën Bijat e dashurisë Hyjnore. Në prill të vitit 1929 shkon prej Sllovenisë në Bosnje dhe në Sarajevë fillon jetën rregulltare. Që në përgatitje dallohet me dëgjesë dhe ndërgjegje në punë. Në mars të vitit 1930 hyn në noviciat dhe merr emrin Maria Antonia. Mësuese në vitin e dytë të noviciatit dhe në kohën e përgatitjes për kushte ishte m. Berchmana, rregulltare e mençur dhe me përvojë, me të cilën do të martirizohet. Në mes karakteristikave dalluese të personalitetit të saj në raportin para dhënies së kushteve është shënuar: “E entuziazmuar për jetën rregulltare dhe e gatshme të bëjë atë në çka është lidhur.” Kushtet e përkohshme i ka dhënë më 19 mars 1932, kurse të përjetshmet më 28 gusht 1937.
Motër Antonia i është kushtuar punës në kopsht, në larjen e rrobave (lavanteri) dhe pronat e tokës, me të cilat i kanë mbajtur institutet edukativo-arsimorë të Kongregatës. Lajmërohen problemet e para shëndetësore dhe përkohësisht kurohet në Pale dhe përsëri iu kthehet detyrave të veta. Dy vite më vonë, në vitin 1936 është bërë operacion dhe pas përmirësimit është transferuar në Pale, ku qëndroi deri në fund të jetës. Motrën Antonia të gjithë e njohin si person të heshtur, të matur dhe që ka folur vetëm atëherë kur ishte e nevojshme dhe e leverdishme për të afërmin ose për gjëra të jetës shpirtërore. Motër Antonia,ishte 56 vjeçe kur u martirizua.