Motër M. Berchmana Leidenix

M. M. Berchmana (Karoline Anna) Leidenix, lindi më 28 nëntor të vitit 1865 në Enzersdorf, jo larg Vjenës, në Austri. Pas dy ditëve është pagëzuar në kishën famullitare të shënTomës apostull. Në familjen Leidenix ka lindur edhe një vajzë, Mathilda (më vonë m. Bernarda), e treta ka lindur e vdekur.

Familja mbeti herët pa baba, kështu që nëna Jozefa me dy vajzat e veta, është gjetur në gjendje të vështirë sociale. Themeluesja e Kongregatës të posa themeluar, Bijat e dashurisë Hyjnore, në Vjenë (1868) Nëna Franziska Lechner, i ka pranuar të dy vajzat në konvikt në vitin 1878 kurse pjesërisht mbështetje materiale iu ka dhënë Gjyqi i qarkut në Scwechat. Kur ajo ishte 12 vjeçe, akoma në shkollë, në të është u zgjua dëshira për thirrje shpirtërore dhe ka vendosur të bëhet pjesëtare e të njëjtës Kongregatë rregulltare. Ka hyrë në noviciat në vitin 1882,ku mori emrin motër Maria Berchmana Johana. Kushtet e para i ka dhënë më 20 gusht të vitit 1883, kurse të përjetshmet më 17 gusht 1892. Menjëherë pas kushteve të para është dërguar në Bosnje, atëherë vend misionar, ku do të qëndronte deri në fund të jetës. Ka punuar në shkollat e Kongregatës si mësuese shumë e aftë dhe e angazhuar, kurse më vonë iu ka mbajtur orë private fëmijëve të zgjuar katolik, mysliman serb dhe hebrenj, u ka mësuar fëmijëve katekizëm dhe punë të tjera.

Gjatë Luftës së parë botërore, në spitalin ushtarak gjerman në Vishegrad, iu shërbeu të sëmurëve rëndë dhe të plagosurve. Në vitin 1931, në gjashtëdhjetë vjetorin e vet, është emëruar mësuese e novicieve në Sarajevë. Në punën e vet edukative është munduar të derdhë në zemër të motrave të reja dashurinë ndaj Zotit, Kishës dhe të afërmit, për çka dëshmojnë ato, të cilat i ka edukuar.

Ka ditur në mënyrë të përsosur në gjithçka të mohojë veten. Edhe pse ishte e sëmurë prej astmës, gjithçka e ka duruar me duresë dhe e dorëzuar vullnesës së Zotit. Për m. Berchmana mund të themi se ishte shpirt i vërtetë ekumenik dhe misionar. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Breshke jo larg Tuzlës i ka mësuar fëmijët mysliman të lexojnë dhe shkruajnë dhe është quajtur ‘motër turke.’ Si e tillë është e njohur edhe në Pale, ku u kthye për herë të dytë, në shtator të vitit 1939 në moshën e shtatëdhjetë e katër viteve. Në të njëjtin vit gazeta Javorja Katolike (Katolički dnevnik) shkruanpër të: “Edhe m. Berchmana gjendet në Pale. Kjo është një prej motrave të para, të cilat kanë ardhur në Bosnje. Ka mësuar shumë të mira në shkollë, në noviciat dhe jashtë shtëpisë. Ne prej dashurisë e thërrasim ‘motër turke’. U ka bërë mirë fëmijëve dhe vendasve në Pale, edhe të fesë ortodokse, kështu që është quajtur edhe ‘motra serbe.’

Dy muaj para vdekjes, në bisedë me meshtarin Ksaver Meshko, m. Berchmana jetën e vete përmbledhkështu: “Për dy gjëra e falenderoj shumë Zotin: që kam lindur dhe rritur në fenë katolike dhe që jam bërë rregulltare.”

Motër Berchmana, u martirizua me 23 dhjetor të vitit 1941,atë kohë ishte 76 vjeçe.

  Biografie - të gjithë