Rruzarja – shenjat e gëzimit
HYRJE
O Zot Jezu Krisht, në Gorazhde në Drin, pesë motrat tona: Jula, Berchmana, Krizina, Antonija dhe Bernadeta e bashkuan gjakun e vet të derdhur me gjakun Tënd të derdhur në Kalvar dhe kështu kanë dëshmuar para persekutuesve dhe para të gjithë njerëzve, deri më sot, që me fe dhe me dashuri janë lidhur me Ty. Të jetuarit e tyre sipas këshillave ungjillore e kanë dëshmuar me martirizim. Fenë e tyre, e mbështollën me dashuri, dhe e kanë nënshkruar me gjakun e tyre personal.
Të lutemi o Zot, që gjaku i tyre të jetë fara e thirrjeve të reja në Kishë dhe në Kongregatën tonë. Të lutemi për të gjithë ata të cilët punojnë në procesin e beatifikimit të motrave tona martire, që ajo punë e shenjtë të përfundojë në lavdi, e motrat martire sa më parë t'i shohim në altaret tona.
Në të parën shenjë të gëzimit të mendojmë: Engjulli i lajmëron Marisë mishërimin e Dashurisë së Zotit
Maria është guaja e cila priti ardhjen e Zotit, vizitën e Zotit. Në të sikur të ishte derdhur e gjithë dëshira e popullit të saj. Për këtë jeta e saj transformohet në britëm: «Eja na vizito, o Zoti ynë...!» Që Zoti të mund të vijë, Maria ia ofron jetën e saj, gjithë vetveten.
Kështu edhe Martiret e Drinit sipas kushteve të shenjta ia kanë dhuruar jetën e tyre Zotit.
Në të dytën shenjë të gëzimit të mendojmë se: Duke i shërbyer Elizabetës, Maria lëvdon Zotin
Mari pas ngjarjes së lajmërimit, u bë guaja e takimeve. Dashuria e Zotit u vu në të, e atje ku është Zoti, atje është edhe nxitja që t'i shkohet në takim njeriut. Gruaja e Nazaretit e heshtur dhe në pritje bëhet përnjëherë gruaja e brohoritjes dhe e takimeve, gruaja e ndjeshme për nevojat e të afërmve, urë deri te tjetri.
Motër Jula dhe simotrat kanë ofruar mikpritje ndaj të gjithëve, sidomos ndaj të varfërve.
Në të tretën shenjë të gëzimit të mendojmë:Maria lind Jezusin, Birin e Zotit
Maria lejon që prej saj të lindë ai i cili është Drita e botës. Maria është drita përmes së cilës ka depërtuar gjithë ngrohtësia e dritës së amshuar në këtë botë. Sipas saj, dritëza e përvujtë, Zoti bën atë çfarë ka premtuar – na dhuron Birin e vet, të cilit ne Bijat e Dashurisë Hyjnore e falenderojmë që Kongregatës i ka dhuruar motra martire.
Në të katërtën shenjë të gëzimit të mendojmë se:Maria në tempull paraqet Birin Atit
Maria në tepull i paraqet Atit qiellor Birin e vet. Ajo në dashuri ia kthen me dashuri. Maria është gruaja që paraqet dhe gruaja që flijon. E din që prej flisë jeton çdo dashuri. E din që dashuria ushqehet dhe vërtetohet me sakrificë. Për këtë Maria me zemërgjërsi ia paraqet Zotit Atit atë çfarë e ka më për zemër dhe më të çmueshme – Birin e vet.
Sipas shembullit të Marisë edhe motrat tona martire për çdo ditë e kanë paraqitur jetën e tyre, e sidomos këtë e kanë bërë më 15 dhjetor 1941.
Në të pestën shenjë të gëzimit të mendojmë:Maria e gjen Jezusin në tempull, në shtëpinë e Atit
Maria është guaja e kërkimit të së amshueshmes në kohë. Ajo është e palodhur ndaj vullnesës së Zotit. Guaja e cila ka hequr dorë prej dëshirave dhe planeve të veta. Gruaja e cila na mëson ne se si me dashtë dhe me dëshiruar atë çfarë dëshiron Ati. Për këtë pranon të vërtetën që Biri i saj në rend të parë i përket Atit, atëherë të gjithë neve.
Shërbëtoret e Zotit m. Jula, Berchmana, Krizina, Antonija dhe Bernadeta këtë përkatësi Atit e kanë vulosur me gjakun e vet personal.
Rruzarja – shenjat e gëzimit
(Në kujtim të shërbëtoreve të Zotit – Martiret e Drinit)
HYRJE
O Zot Jezu Krisht, në Gorazhde në Drin, pesë motrat tona: Jula, Berchmana, Krizina, Antonija dhe Bernadeta e bashkuan gjakun e vet të derdhur me gjakun Tënd të derdhur në Kalvar dhe kështu kanë dëshmuar para persekutuesve dhe para të gjithë njerëzve, deri më sot, që me fe dhe me dashuri janë lidhur me Ty. Të jetuarit e tyre sipas këshillave ungjillore e kanë dëshmuar me martirizim. Fenë e tyre, e mbështollën me dashuri, dhe e kanë nënshkruar me gjakun e tyre personal.
Të lutemi o Zot, që gjaku i tyre të jetë fara e thirrjeve të reja në Kishë dhe në Kongregatën tonë. Të lutemi për të gjithë ata të cilët punojnë në procesin e beatifikimit të motrave tona martire, që ajo punë e shenjtë të përfundojë në lavdi, e motrat martire sa më parë t'i shohim në altaret tona.
Në të parën shenjë të mundimit të mendojmë: Lutjen dhe djersitjen me gjak të Zotit tonë Jezu Krishtit
Dërgimin të cilin Jezusi e pranoi prej Atit e ka treguar rëndësinë e vet në kopshtin e Gjetsemanit. I ballafaquar me mundime dhe vdekje Jezusi ishte i tronditur në shpirt dhe i pikoi djersitja me gjak në rrënjët e ullirit të vjetër. Jezusi edhe atëherë nuk është ndalur prej vullnetit të Atit. Sa bukur është t'i mbetësh besnik Zotit edhe kur është vështirë, siç kanë bërë edhe Martiret e Drinit.
Në të dytën shenjë të mundimit të mendojmë: Rrahjen e pamëshirshme të Zotit tonë Jezu Krishtit
I lidhur për shtyllë, i palëvizshëm dhe i heshtur, Jezusi pranon rëniet dhe rrahjet. Ai i paraqet për shpëtimin e botës. Sa gjest i lartësuar është që vuajtjet tua t'i bashkosh me të Jezusit, siç i kanë bashkuar edhe motrat tona Jula, Berchmana, Krizina, Antonija dhe Bernadeta!
Në të tretën shenjë të mundimit të mendojmë: Kurorëzimin me ferra të Zotit tonë Jezu Krishtit
Jezusi me duresë ka pranuar kurorëzimin me ferra. Sa ferra ka në rrugën e besnikërisë në pranimin e thirrjes!? Pengesat vinë prej natyrës personale, por edhe prej të jerëve duke kundërshtuar që nuk ka kuptim të jetohet mënyrën e pazakonshme të jetës. Motrat tona në Gorazhde heroikisht kanë dëshmuar besnikërinë Zotit dhe kushteve rregulltare. Dita e gjyqit përfundimtar do të tregohet ku ishte menquria e drejtë.
Në të katërtën shenjë të mundimit të mendojmnë: Gjykimin me vdekje dhe rruga në Kalvar e Zotit tonë Jezu Krishtit
Jezusi ka pranuar kryqin pa kundërshtim. Nuk i shmanget njerëzve edhe kur ia bien kryqin. Në kryqin e Jezusit është e pranishme dashuria. Ai e bën që të gjithë në kryq, në dashuri, të mund ta takojnë atë. Këtu e kanë takuar edhe motrat tona martire.
Në të pestën shenjë të mundimit të mendojmë: kryqëzimin dhe vdekjen e Zotit
Është gjest i lartësuar që vuajtjet tua t'i bashkosh me vuajtjet e Jezusit të kryqëzuar. Edhe pesë motrat tona: Jula, Berchmana, Krizina, Antonija dhe Bernadeta bashkuan vuajtjet e tyre me vuajtjen e Jezusit vuajtjet dhe gjakun e derdhur të vetin me gjakun e derdhur të Jezusit. Toka e lëvruar, e lagur dhe me diell e shëndritur bjen frytin e vet.