Beatafikimi

Në vargun e të lumeve edhe pesë martire!
Në vargun e të Lumeve edhe pesë Martire!

“Gjithçka për Zotin, për të varfëritë dhe për Kongregatën tonë”.

Më 24 shtator 2011, në Sarajevë, në Bosnje , do zhvillohet ceremonia e shpalljes së pesë

“Martireve të Drinit” në shkallën e të Lumeve!

Me rastin e shpalljes së pesë të Lumeve, gëzimi ynë, njëherazi do të jetë dhe gëzimi i juaj që mbani për zemër jetën e martirizuar.

Kongregata Bijat e dashurisë Hyjnore të themeluara më 21 nëntor 1868, në Vjenë, Austri, nga nëna Franziska Lechner, falënderon Zotin për punën e bërë gjatë 143 vite si dhe për shpalljen e pesë motrave (murgeshave) të urdhrit tonë të lume, të cilat qenë martirizuar, duke u hedhur trupi i tyre në lumin Drin të Bosnjës, më 15 dhjetor 1941.

Jeta e tyre, qe në moshë të re, qe kushtuar Hyjit, në moshë të ndryshme. Ato, thirrjen e tyre e realizuan në Kongregatën të cilën më tepër e kinin për zemër, atë të “Bijave të dashurisë Hyjnore”.

Historia e tyre nisi në vitin 1941, kur po në atë vit motrat Bijat e dashurisë Hyjnore kishin themeluar në Pale, jo larg Sarajevës, kuvendin e tyre të quajtur “Shtëpia e Marisë”. Ajo bashkësi ishte e përbërë nga pesë motra, në të ardhmen pesë motrat tona martire: m. Jula Invanišević, (kroate, 48 vjeçare) me detyrë eprore në atë shtëpi, m. Berchmana Leidenix, (austriake, 76 vjeçare, m. Krizina Bojanc, (sllovene, 56 vjeçare), m. Antonia Fabjan, (sllovene, 34 vjeçare), m. Bernardeta Banja, (kroate me origjinë Hungareze, 29 vjeçare).

Ky kuvend u bë i njohur përmes veprave të mira të motrave, duke mjekuar të sëmurët, duke ju ndarë bukën fëmijëve pa dallime feje dhe ideologjie, duke ndihmuar shumë të varfër. Për këtë veprimtari, shtëpia e tyre është quajtur “Bujtinë e të varfërve”.

Me jetën dhe punën e tyre të suksesshme, ato kanë dëshmuar dashurinë e krishterë në frymën e ungjillit të Jezu Krirshtit të bazuar në rregullat dhe moton e Kongregatës “Gjithçka për Zotin, për të varfër dhe për Kongregatën tonë”.

Gjatë jetës së tyre ato e kanë falenderuar Zotin për thirrjen e tyre me këto fjalë: (m. Jula), “Po shkoj t’i shërbej Jezusit” (m. Bernardeta), “Më parë dëshiroj të vdes sesa të mos e realizoj thirrjen time” ndërsa m. Berchmana falenderimin e vet e ka shprehur në këtë mënyrë: “Për dy gjëra e falenderoj Zotin, se kam lindur dhe jam edukuar në familjen katolike dhe se jam bërë rregulltare”.

Rruga e kryqit të tyre ka filluar gjatë luftës, kur çetnikët (Bashkëpunëtorët e fashizmit) me 11 dhjetor 1941 kanë zbërthyer dhe djegur kuvendin e motrave, ndërsa ato me dhunë i kanë nxjerrë dhe dërguar në drejtim të vendit Gorazhde. Ecja e tyre drejt martirizimit ka zgjatur katër ditë, në të ftohtë dhe në dëborë, duke e përshkuar, gjithë rrugën në këmbë.

Gjatë gjithë rrugës, ato i kanë kërcënuar dhe fyer pa masë. Në vendin Sjetlina, motrën Berchmana 76 vjeçare, duke qenë e lodhur nga udhëtimi i gjatë, e kanë ndarë nga motrat e tjera, duke e lënë në një shtëpi të pa njohur atij vendi të izoluar. Ndërsa, të katër motrat e tjera, janë dërguar deri në Gorazhde, duke i vendosur në katin e dytë të një reparti ushtarak. Po atë mbrëmje, derisa motrat ishin të lidhura duarsh, të uritura dhe stërmunduara, me 15 dhjetor 1941, çetnikët kishin hyrë brenda rrëmbyeshëm, duke i torturuar pa masë. Ato për ta mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për ta ruajtur pastërtinë virgjërore, qenë hedhur nga dritarja e katit të tytë të shtëpisë ku ishin të sistemuara, duke marrë plagë të rënda. Çetnikët e pa besë, duke e parë se çfarë kishte ndodhur, në të zbritur nga kati i dytë i shtëpisë, masakruan trupat e tyre, duke i hedhur më pas në lumin Drin. Këtë ngjarje makabër e kanë përcjellë nga larg dy dëshmitarë të kohës; nëna dhe i biri i saj i vogël, Anto Bakoviq, djaloshi i cili më vonë u bë meshtar i vyer dhe i cili edhe sot dëshmon për atë ngjarje rrënqethëse.

Mbas disa ditësh, çetnikët mashtrues, u kthyen në vendin Sjetlina, të motër Berchmana, duke i pohuar familjes që e kishin strehuar, se do e bashkojmë me motrat e tjera, por në fakt edhe kjo e fundit e pësojë fatin e të tjerave duke e mbytur dhe trupin e saj duke e hidhur, po ashtu në lumin Drin. Ky akt i tmerrshëm u krye me 14 dhjetor 1941, për këtë arsye këto pesë motra quhen “Martiret e Drinit”. Kjo ishte edhe historia e pesë motrave tona martire.

Fama e martirizimit të tyre shumë shpjet mori dheun. Dhe më të drejt do shpallen të Lume dhe do të bëhen mbrojtëset e shumë atyre të cilën për idealin jetësor, kanë përfunduar jetën e tyre, po në këtë mënyrë.

Porcesi dioqezan për lumturimin e tyre është hapur në dhjetor të vitit 1999 në Sarajevë dhe pas një pune intesive ka përfunduar, pas tri vitesh me shumë sukses.

Pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës në Kongregatën për çështjen e Shenjtërve në Romë, procesi ka ecur në rrugën e duhur, kështu që më 17 dhjetor 2010, është dhënë lajmi i gëzueshëm, se lumturimi i tyre do te bëhet me 24 shtator 2011. Gëzimi përshkoi gjithë Kongregatën Bijat e dashurisë Hyjnore dhe më gjerë.

Duke falenderuar Zotin për këto momente të rëndësishme, besojmë se gjaku i tyre i derdhur do të jetë fara e të krishterëve për një jetë më të mirë dhe për Kongregatën tonë do jetë moment reflektimi për thirrje të reja në jetën e rregulltarisë. Ato do të jenë ndërmjetësuese të fuqishme për të gjitha nevojat tona, e sidomos për jetë në prova të rënda dhe rreziqe të jetës që mund të na presin. Të lumet Martire të lumit Drina - lutuni për ne.

Bijat e dashurisë Hyjnore, Shkodër

Kumbona e së Diellës, nr. 7|8, korrik – gusht 2011

Të lumturat e zotit – martiret e drines
“Të bësh mirë, të dhurosh gëzim, dhe t’i udhëheqësh në qiell” (Nënë Franziska Lechner). Shërbëtoret e Zotit të thirrura në jetë, pagëzim dhe në thirrjen rregulltare, të rrënjosura në Fe, jetuan thirrjen e tyre në pastërti, varfëri dhe dëgjesë në kongregatën e Bijave të dashurisë Hyjnore. Kush janë këto motra?

M. Jula Invanišević, (kroate) m. Berchmana Leidenix, (austriake), m. Krizina Bojanc, (kroate), m. Antonia Fabjan, (sllovene), m. Bernardeta Banja, kroate me origjinë hungareze.

Ato jetuan në bashkësinë e kuvendit të Pales, të quajtur “Shtëpia e Marisë”. Në vitin 1941, siç e dimë ishte lufta e dytë botërore, motrat ju shërbyen të gjithëve njerëzve në nevojë, pa dallim feje. Për këtë arsye ato nuk patën frikë se do të ndodhte diçka dhe do të kishin ndonjë rrezik për jetë. Por, ja më 11 dhjetor 1941, çetnikët i morën pesë motrat duke i dërguar për Gorazhde, ndërsa kuvendin e vodhën dhe e dogjën. Koha ishte e ftohtë me dëborë dhe udhëtimi i tyre i gjatë zgjati katër ditë. Berchmana nuk pati mundësi të vazhdojë kësaj rruge të Kalvarit për shkak të moshës së thyer, 76 vjeçe, por shpirtërisht dhe fizikisht ishte e bashkuar me motrat e saja në martirizim edhe pse jo në të njëjtin vend me bashkëmotrat e saja, por Kisha ka vendosur ta quajë një ndër pesë Martiret e Drines.

Më 15 dhjetor 1941, çetnikët rrezikuan dinjitetin e tyre dhe motrat besnike të kushtimit rregulltar, sidomos të pastërtisë, varfërisë dhe dëgjesës, edhe pse ishin marrë peng nga çetnikët, ndodheshin në një repart ushtarak, qëndruan besnike deri në fund duke mbrojtur virgjërinë e tyre. Duke parë se nuk kishin rrugëdalje nga çetnikët, motra Jula, eprore, i fton motrat që të hidhen nga dritarja për ta mbrojtur virgjërinë. Ajo vetë dhe njëra pas tjetrës u hodhën nga dritarja e katit të dytë të repartit ushtarak, dhe çetnikët të dëshpëruar që nuk ja arritën qëllimit, zbritën poshtë dhe me thika i masakruan dhe i zhveshën dhe më në fund i hodhën në lumin Drin, duke ju dhënë fund jetës së tyre trupore, por jo shpirtërore. Për këtë më mirë se askush dëshmon dëshmitari okular, don Anto Baković, i cili e ka përjetuar këtë dramë të martirizimit të tyre.

Por motrat e dinin se jeta e tyre nuk ishte në duart e çetnikëve duke u identifikuar me librin e dytë të Makabenjve “Ti o i pashpirt, mbi të pashpirtit, po na merr jetën e tanishme, por mbreti i botës i cili e din se po vdesim për ligjet e Tija, do të na ngjallë për jetën e pasosur” (2 Mak 7,9).

Kështu u hap një faqe e re në jetën e tyre, për Gorazhden, Bosnjën, sidomos për Bijat e dashurisë Hyjnore dhe Kishën mbarë.

Motrat vdiqën duke falur, sepse e dinin se do ta merrnin shpërblimin në qiell: prandaj Kongregata e Bijave të dashurisë Hyjnore i fali çetnikët, po ashtu Kisha në Bosnje, populli slloven, austriak dhe hungarez. Bosnja me shumë histori të përgjakshme, luftëra të tmerrshme, sot i thotë Papës Benediktit XVI: faleminderit që nënshkrove Dekretin për Lumturimin e “Shërbëtoreve të Zotit” të shpallur të lumtura në Pallatin e Sportit “Zetra” në Sarajevë, gjatë Meshës së Shenjët të kremtur nga i dërguari i Papës, Kardinali Angelo Amato, dhe prej shumë Kardinajve, Ipeshkvijve, Meshtarëve dhe grupeve të ndryshme të cilët morën pjesë në kremtimin Eukarsitk, duke lutur dhe duke falenderuar Zotin për ngritjen si “Shërbëtore të Zotit” në elter. Më në fund dëshirojmë edhe ne të falenderojmë Imzot Angelo Massafra, Imzot Zef Gashin dhe të gjithë meshtarët shqiptarë që morën pjesë në gëzimin tonë në Sarajevë.

Bijat e dashurisë Hyjnore

Fjala e Paqes Nr. 5 (100) Viti XIII Gusht – Shtator 2011