Historia e themelimit

Në Vitin 1868, njerëzit vërshuan drejt Vjenës (Austri), jo vetëm se ishte qytet perandorak, por sepse njeriu shpresonte se këtu mund të gjenin punë dhe tëardhuramë të mira. Stacioni i trenit të Vjenës, ishte i tej mbushur nga udhëtarë që zbritnin dhe nuk dinin nga të shkonin. Shumë prej tyre ishin të rinj, të pa përvojë, numri i tyre ishte i shumtë dhe nuk mund të merreshin të gjithë në punë.

Nga Byren, (Gjermani) edhi edhe Franziska Lechner. Ajo ishte një mësuese pandereje, dhe përvojat e saja të para i kishte mbledhur në Gjermani dhe në Zvicër. Ajo pati një zemër të madhe për njerëzit dhe e pa të nevojshme të ndihmohen. Edhe aftësitë i kishte. Ajo e dinte se përse Zoti e kishe thirrur; që tu ndihmonte vajzave të reja , sepse askush nuk ju ndihmonte. Disa prej tyre edhe ju bashkëngjiten veprës së saj. Por, vetëm dëshira për të ndihmuar nuk mjaftonte, duheshin edhe mjetet. Vajzat dhe motrat kishin nevojë për një shtëpi ku të fusnin kokën. Ajo atë shtëpi e siguroi dhe vajzat në atë shtëpi mësuar, tëlexojnë, të shkruajnë, të punojnë në mënyrë që të fitojnë për të jetuar. Mësuan katekizëm, ekonomi, të bëjnëllogari, e thënë ndryshe ju hap horizonti i dijes dhe filluan të kenë besim në vetvete.

Fëmijët e rrugëve, fëmijët e grave të punësuara kishin nevojë për mësim dhe kujdes gjatë ditës. Fëmijët jetimë kishin nevojë për një shtëpi. Gratë e moshuara që më përpara kishin qenë të punësuara, tashmë gjendeshin të flakura në rrugë, pa patur askush kujdes për to. Kishte shumë punë për Nënë Franziska Lechner dhe për motrat e saja.

Por ajo u ndihmua nga njerëz vullnetmirë. Gratë e qytetit i merrnin vajzat qëshkolloheshin tek ajo dhe i punësonin si shërbëtore në shtëpitë e tyre, sepse ato tashmë ishin të afta për këtë. Kështu dalëngadalë gratë filluan ta fitojnë profilin e tyre në shoqëri. Duke parë se si po zhvillohej vepra e saj, Franziska Lechner mori ftesa të shumë nga vendet fqinje si,Brünn, Troppau, Budapest, Biala, Sarajevë.

Vepra e saj sotështë zhvilluar në shumë shtete të botës. Në Evropëato janë në Austri, Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Zvicër, Angli, Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari, Kosovë, Itali dhe Shqipëri. Në Amerikë janë në Bolivia, Brazil, Ekuador dhe USA. Në Afrikë janë në Uganda. Qëllimi ka mbetur po ai i njëjti; duke bërë Gjithçka për Zotin, për të varfrit dhe për Kongregatën, në mënyrë që njerëzit ti bëjmë në këtë botë të lumtur dhe ti drejtojmë drejt botës tjetër, drejt qiellit.

Stili i jetës së tyre është i thjeshtë,.. të përmbushura me Dashurinë e Zotit, sikurse Maria e cila ka besuar, dashuruar dhe shërbyer, të mund t’i sjellin botës paqen dhe ngushëllimin (Kushtetutat 8)

Ato jetojnë që ti duan njerëzit – prandaj jetojnëpastërtinë.

Ato jetojnë duke ndarë gjithçka me njerëzit – prandaj jetojnëvarfërinë.

Ato jetojnë që t’ju shërbejnë njerëzve – prandaj jetojnëdëgjesën.

Bija e Dashurisë Hyjnore jetojnë në bashkësi, dhe jeta e tyre përshkohet dhe karakterizohet nga lutja dhe veprimtaria. Shtëpia e Bijave të Dashurisë së Zotit, është së pari e Zotit e pastaj edhe e njerëzve, në veçanti e të varfërve.