Motër M. Jula Ivanišević

M. M. Jula Ivanišević, (Kata) u lind më 25 nëntor 1893 në fshatin Godinjak te NovoGradishka, Kroaci. Është pagëzuar ditën në vazhdim, më 26 nëntor, në kishën e famullisë të shën Antonit në Staro Petrovo Selo.

Shkollën fillore e frekuentoi në vendlindje dhe arritur sukses shumë të mirë, por pas klasës së katërt u detyrua të ndërpresë shkollimin për shkak të varfërisë, e kështu njëmbëdhjetëvjeçare qëndroi në shtëpi për tu ndihmuar prindërve për gjithçka që ishte e nevojshme. Që në atë moshë familjarët e kanë vërejtur që Kata është e veçantë dhe dallohej prej fëmijëve të tjerë. Terezija, motra e saj më e madhe, dëshmon që prej saj ka shndritur vetëm mirësia dhe për të gjithë ishte shembull dëgjese ndaj prindërve. Ka treguar gjithmonë interes të madh për jetëshkrimin e shenjtërve, të cilët i ka lexuar në kohë të lirë, ose duke ruajtur bagëtitë në kullotë. Atë çka ka lexuar, ua ka treguar fëmijëve dhe moshatarëve, të cilët me gëzim janë mbledhur rreth saj. Një detaj na zbulon se m. Jula ishte e gatshme për sakrificë, agjërim dhe vetëmohim. Në fakt në moshën dhjetë vjeçare ka bërë kushtin privat se nuk do të hajë mish. Njetin e këtij agjërimi të saj nuk e dimë. Në rini ishte e dalluar veçanërisht si vajzë e thjeshtë, me sjellje të natyrshme dhe veshje të thjeshtë. E ka tërhequr më tepër heshtja dhe lutja, se vallëzimet e daljet. Thellë në zemër e ka dëgjuar thirrjen e fortë të Zotit. Për këtë ka thënë që nuk do të martohet sepse dëshiron “t’i shërbejë Jezusit.” Kur shkoi në kuvend është përshëndetur me familjarët duke thënë: po shkoj t’i shërbej Jezusit.”

Është pranuar në Kongregatën Bijat e dashurisë Hyjnore, në Sarajevë, në vitin 1914. Pas disa muajve të ambientimit dhe mësimit të gjuhës gjermane, shkon në Vjenë dhe në shtëpinë Amë fillon formimin e saj rregulltar. Atëherë në fakt Kongregata akoma nuk ishte e ndarë në provinca, për atë shkak deri në vitin 1919 shtëpitë e formimit rregulltarë ishin në Vjenë. Si kandidate dhe postullanteKata qëndron një vit në Breitenfurt, jo larg Vjenës, pastaj hyn në noviciat dhe merr emrin motër Maria Jula. Kushtet e përkohshme i jep më 16 gusht 1916 në Kishën e kuvendit Nëna e Mrekullueshme në Vjenë, kurse ato të përjetshmet më 29 korrik 1923 në Kishën e kuvendit “Mbretëresha e shenjtës Rruzare”, në Sarajevë.

Menjëherë pas dhënies së kushteve, m. Jula caktohet prej Austrisë në Bosnje. Në jetën e saj ka punuar në shumë vende dhe ka bërë detyra të ndryshme, prej punëve shtëpiake deri të ato më të rënda në tokat si pronë e Kongregatës, deri te puna e detyrës së eprores në bashkësi ku kishte prona të mëdha tokash. Si juniore jetoi shtatë vjet në Breshke, jo larg Tuzlës, në bashkësi me pronë të mëdha tokash. Motrat e asaj bashkësie e mbajnë në mend me karakteristika dhe cilësi të dalluara, sidomos në dëgjesë dhe shërbim.

Për shkak të shëndetit të dobët dhe problemeve në zemër, një vit e kalon në Sarajevë për përmirësim. Pas kësaj iu kthehet detyrave të përditshme, duke marrë detyra të reja, të cilat i janë besuar. E gjithë sjellja dhe veprimtaria e saj ka shprehur forcën e jashtëzakonshme shpirtërore, me të cilën ka shndritur dhe, të cilën e bartë në të tjerët

Motër Jula ishte 48 vjeçe kur u martirizua.

  Biografie - të gjithë